qenan aliuVetëm duhet që të kuptohemi. Kryetarja e Tetovës zonja Teuta Arifi, padyshim se është peng e premtimeve megalomane gjatë fushatës së sajë. Mirëpo ,poashtu janë disa çështje të cilat nuk mvaren vetëm nga ajo prandaj, për çështjen e PIKËS TUBUESE (deponisë ) në hyrje të Tetovës , duhet ti ndihmojmë të gjithë. E tani si ? – Është e vërtetë se sipas dispozitës kushtetuese secili ka të drejtë për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Për këtë ambient duhet të kenë kujdes të gjithë qytetarët dhe kuptohet në veçanti shteti dhe pushteti lokal e cila ka të bëjë edhe me kompetencën e sajë. – Tetuta dhe ekipi i sajë është evidentë se nuk ka bërë asnjë përpjekje këta tre vite e gjyëms për ta dislocuar këtë lokacion ,,stacionimi,,të bërllogut. Së paku nuk ka përmendur se ku ekipi i sajë po angazhohet që të formojë pikë stacionimi për bërllogun. Miq të dashur, është e natyrshme se askush nuk pajtohet që bërllogu të jetë në afërsi të tyre, prandaj është pak si delikate se ku të locohet një pik stacionimi për bërllogun, aty ku është nuk guxon më të jetë, jo se pse ka premtuar Teuta por për dislocimin duhet të angazhohet së bashku me ekipin e saj dhe sektorin civil për të detektuar lokacion për pikë stacionimi tjetër edhe ate në afat sa më të shkurtër që është e mundur. Do ta shihni se kurë do të gjindet lokacioni, do të shtroni pyetjen po pse nuk është bërë deri më tani ? Nuk është bërë sepse Teuta dhe ekipi i sajë nuk e mbajnë mendjen tej kjo pikë e bërllogut deri sa të gjejnë zgjidhje, por mendjen e kanë të hapur kuptohet më shumë për punët e tyre e jo për punët për të cilat paguhen nga po këta qytetarë. Miq të dashur, Deponinë ,,Rusiono,, me të drejtë e kanë ndaluar, por menaxhimin e asaj deponie regjionale nuk ariti që ta mer kompani e jashtme , kjo qeveri e bëri që të dështojë tërë procedura sepse dhe vetëm sepse nuk aritën të bëjnë PAZARIN e tallit , prandaj edhe komapnitë ikën po bërllogu mbeti. Pse Teuta Arifi nuk ariti me gjith atë parti në pushtet dhe…

Qenan Aliu