Në Tetovë tek Çarshia e Epërme janë duke përfunduar punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik. Këto punime po kryhen në gjithësej tre rrugët e kësaj lagjeje.

Në Çarshi të Epërme po përfundojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në 3 rrugët e kësaj lagjeje si: Rruga 185, 186, Pjetër Gjuli dhe A.J Zhurçin.

Bëhet fjalë për një investim prej 5 milion denarësh, që ishte edhe kërkesë e kahmotshme e banorëve të kësaj lagjeje.
“Shfrytëzova rastin edhe të bashkëbisedoj me banorët për disa kërkesa dhe nevoja të tyre që do t’i realizojmë gjatë muajve në vijim, si rregullimi i kanalizimit atmosferik në rrugën 185 dhe sanimi i disa rrugicave me bekaton”, është shprehur Teuta Arifi.

Me projekte të tilla vazhdojmë edhe në lagje dhe pjesë tjera të qytetit!