Qeveria ka lëshuar në disa komuna kistin e parë të mjeteve që janë ndarë nga buxheti shtetëror për mbulimin e borxheve të komunave. Burime qeveritare thonë se e vetmja komunë me shumicë shqiptare në këtë grup është komuna e Tetovës. Këto burime thonë se komuna e Tetovës dhr kryetarja e saj, Teuta Arifi janë të “perkedhelur” nga qeveria dhe kryeministri “sikur të ishte në LSDM jo ne BDI”. “Komuna e Tetovës është e vetmja komunë të cilës qeveria ia ka pranuar edhe borxhet ndaj ndërmarrjes komunale apo siç thuhet “komunalecit”, kanë thënë këto burime.
Ndryshe, komuna e Tetovës nga qeveria do të pranojë rreth 15 milionë euro, sa edhe është borxhi i saj.