Profesoresha universitare Gjyla Çeliku në një reagim në rrjetin social ka hedhur akuza të rëndë se donacioni nga Suedia për Spitalin e Strugës është rrëmbyer. Gjyla Çeliku kërkon përgjegjësi nga kryetari i Komunës, Ramiz Merko, duke thënë se do të informojë edhe ambasadorin e Suedisë.
Në vijim keni postimin e plotë të Çelikut:
’’Lajmi më i keq për momentin:Donacionin e spitalit të Strugës e rrëmbyen brenda natës
Informacione të sakta nga Struga dhe Ramiz Merko duhet të mbajë përgjegjësi sepse unë do të informoj Ambasadën Suedeze, është miku im Ambasadori.
Turp dhe tmerr! P.S. Rojet i kanë dërguar pasi është vjedhur donacioni…’’ ka shkruar Çeliku.

Ndërkohë pas këtyre pretendimeve Strugalajm ka kërkuar një përgjigje nga drejtori i Spitalit të Strugës, Rexhep Dauti i cili potencon se nuk ka asgjë të vërtet, sepse sipas tij dorëzimi i donacionit dhe shpërndarja e tij nëpër reparte është bërë në prezencën e donatorit dhe gjithcka ka shkuar sipas parashikimeve.
Dauti, sqaron se zonja Çeliku me gjasë është keqinformuar dhe për pasojë nuk ka thënë të vërtetën.