Ambasadori i Francës, Christian Thimonier, në emër të Presidentit të Republikës së Francës, i dorëzoi kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, titullin e Oficerit të Urdhërit Kombëtar të Meritës.

Në njoftimin e ambasadës tuhet se ”Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës, ish-zëvendëskryeministre për Çështje Evropiane, frankofone dhe frankofile, nderohet me këtë dekoratë të rëndësishme franceze për kontributin e saj të veçantë në favor të zhvillimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe proceseve integruese europiane të Maqedonisë.