Vazhdon sot seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë

Pritet të vazhdojë sot seancakonstituive në Kuvendin e Maqedonisë për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Ditën e djeshme, deputetët e VMRO-së i përsëritën kërkesat e tyre, ndër to anulimin e Deklaratës së Tiranës dhe se dalja e vetme nga kriza politike është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare me ato lokale.