Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në një intervistë ekskluzive për Agjencin
e Lajmeve Zhurnal dhe ZhuranlTv, ka folur për inkuadrimin e PDSH-së në Qeverinë reformatore të
Zoran Zaevit, Marrëveshjen Maqedoni – Greqi, referenedumin për emrin, regjistrimin e popullësisë,
bashkëpunimin me BDI-në e Ali Ahmeti, por jo vetëm edhe për humbjen e PDSH-së në zgjedhjet e
fundit lokale.
Duke folur në intervistë për Marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, kreu i
PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se ajo është historike dhe tepër e rëndësishme për të ardhmen e
shqiptarëve dhe vet Maqedonisë.
“Marrëveshja është historike dhe tëpër e rëndësishme. Pa këtë marrëveshje Maqedonia vazhdonte ta
mbanë pikë pyetjen e madhe të jetë apo të mos jetë! Shpesh herë unë kur kam deklaruar, se
Maqedonia rrezikon të mos ekzistojë nëse nuk arrihet deri te kjo marrëveshje, këto deklarata janë
cilësuar si radikale dhe ekstremne, por kjo është një e vërtet. Përveç tjerava, zhvillimit ekonomik,
prespektivës, integrimit që kanë pasur shtetet tjera të Ballkanit, marrëveshja bartë me vetë edhe një
proces shumë të rëndësishëm, të harmonizimit të raporteve etnike, mes dy popujve, shqiptarëve dhe
maqedonasve”, thotë në intervistën ekskluzive për Zhurnal, Menduh Thaçi, lider i PDSH-së.
Ai midis tjerash, thekson se ë Ballkan në luftrat e fundit, problemet mes popujve u zgjedhën me vijë
territoriale. E kemi pavarësinë e gjitha Republikave të ish-Jugosllavisë, fatmirësisht edhe pavarësin e
Kosovës dhe Maqedonia ngeli në kuadër të një eksperimenti të mundësisë të funksionimit të shtetit
multietnik.
“Maqedonasit, pjesa më e madhe vazhdonin të kenin ëndrën e tyre që të ngritin shtetin etnik të tyre
në shekullin 21, ndërsa shqiptarët me plotë të drejtë vazhdonin ta kontestonin, pasi që mbi 30 për
qind e popullësisë në këtë shtet janë shqiptarë dhe unë mendoj se edhe ky elementi i dytë në këtë
shtratë të procesit integrues e gjenë vetën. Çështja e ecjes përpara apo drejt civilizimit perëndimor
për Maqedoninë vazhdon të jetë çështje jetike. Shqiptarët nga kjo marrëveshje përfitojnë, në rradhë
të parë, se e lënë pas vete frikën e këtyre 30 viteve që e kishin me të drejtë se ne shqiptarët e
Maqedonisë mund të ngelim jashtë oborit gjithëkombëtar, Shqipëria është anëtare e NATO-s, ndërsa
në Kosovë NATO është aty…”, thekson Thaçi.
Kreu i PDSH-së, në intervistë thotë se nuk ka kurafërë mirëkuptimi për presidnetin Ivanov, i cili
refuzon të nënshkruaj ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit.
“Nuk kam kurfarë mirëkuptimi edhe intelektual për këto çështje. Njërëzit dhe grupet që luftojnë
kundër kësaj marrëveshje, veprojnë në rradhë të parë kundër popullit të vet”, nënvizon kreu i PDSHsë,
Menduh Thaçi.
Ndërsa lidhur me refuzimin e presidentit Ivanov që të nënshkruaj ligjin për Gjuhën Shqipe, Thaçi
vlerëson se kjo ëstë një politik bajate, cinike dhe ironike.
“Politikë bajate, politikë cinike, ironike! Këta njerëz a nuk e kanë idenë se duke kërkuar mirëkuptim
prej neve shqiptarëve për fragjilitetin e identitetit të tyre, bëjnë një veprim shumë të rëndë, na
mohojnë neve identitetin, çështja e gjuhës është çështje identiteti. Këta idivitë, qoftë edhe Ivanovi, si
do të duket ky para institucioneve ndërkombëtare, moderne para intelektualeve të vërtet, para
njohësve dhe analistëve politik, qoftë të rajonit por edhe të evropës. Një piskam dhe vaj se jemi duke
e humbur identittetin e në anën tjetër të mohosh identitetin e qytetarit tëndë, çështja e gjuhës për
shqiptarët është super identiteti”, vlërson kreu i PDSH-së, Thaçi në intervistën ekskluzive për Zhurnal
dhe ZhurnalTv.
Lideri i PDSH-së, Thaçi potenconë se idea dhe platforma e PDSH-së dalë nga dalë është duke u
realizuar edhe pse pjesërishtë, por siç tha ai një pjesë e programit është duke u realizuar, që ka të
bëjë me tendencën e fundit të integrimit.
Arsyeja kryesore se pse PDSH-ja i hmbi zgjedhjet lokale, sipas Thaçit ishte mungesa e aleatit politik
elektorat në palën maqedonase.
“Zgjedhjet lokale dallojnë shumë prej zgjedhjeve parlamentare, në zgjedhjet lokale qytetarët shpesh
herë votojnë për pretendentitn kryesorë që do të fitojë. Në në zgjedhjet lokale u gjendëm në një
situatë të tillë që nuk kishim asnjë aleatë të mundshëm prej partive të mëdhaja maqedonase, as
VMRO-në as LADM-në. BDI-ja bëri koalicion publik të hapur, korrekt me LSDM-në, ndërsa këto të
tjerët bënë koalicion të fshehtë, internë, klandestin me VMRO-DPMNE-në dhe keni parasyshë u krijua
një opinion se ne nuk jemi konkurent për të fituar dhe kjo besojë që është çështja kryesore dhe
objektive që neve na solli në një rezultat të dobët”, sqaron Thaçi.
Duke u përgjigjur zërave se PDSH-ja e ka mbështet BDI-në në qytetin e Tetovës në zgjedhjet e fundit
lokale Thaçi përgenjështron për herë të parë publikisht, duke thënë se nuk ka pasur një mbështetje
të till.
“As unë si kryetar i PDSH-së nuk mund ti orientojë me qind për qind votat e PDSH-së në rrethinë e
dytë të zgjedhjeve që të votojnë për një kandidatë të caktuar të një partie tjetër. Si jam sjellur unë,
kur e kam parë diku se anëtarët tonë duan të votojnë për BDI-në ju kam thënë, në rregull mirë,
ndërsa në ndonjë komunën tjetër se duanë të votojnë kundër kandidatit të BDI-së ju kam thënë mirë
votoni, të kisha pas qasje tjetër ajo do të ishte anti demokratike. Do të mund të bojkotonim, JO nuk e
bëmë”, u përgjigj kreu i PDSH-së në intevistën e tij ekskluzive për Zhurnal dhe ZhurnalTv.