Menduh Thaçi ka nisur një ofenzivë të fuqishme në terren, një ofensivë që shkon paralelisht në dy drejtime. I pari, sigurisht organizimi I partisë , përmes organizimit të kuvendeve zgjedhore nëpër degët e PDSH-së.

Drejtimi i dytë, organizimi i Forumit Rinor të partisë, një organizim që synon formimin e një rinie të mirinformuar dhe të gat

ëshme të çojë përpara platormën e PDSH-së për barazi në çdo aspekt të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Involvimi i drejtpërdrejtë i Menduh Thaçit në strukturat organizative, është sinjal i fuqishëm që ai vetë dëshiton t’u dërgojë të gjithë anëtarëve të PDSH-së, por edhe të tjerëve, se në këto zgjedhje ka në plan ta ringrejë si forcë respektabile PDSH-në. Duke njohur aftësitë e tij organizative, që në momentet fillestare të krijimit të PDSH-së, ky mision i Thaçit është shumë i mundur , duke I mundësuar kështu PDSH-së, në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, një rikthim të fuqishëm në skenën politike.