Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se do të tërhiqet nga jeta politike.

“Unë nuk do jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme”, tha Thaçi.

“Pas disa muajsh nuk do mendoj se do rikandidohem për president. Do kem një jetë tjetër. Është e mjaftueshme pas dy dekadash me përgjegjësi politike,” tha më tej për TvSyri.

“Unë largohem në rrethana kur vendi është në drejtimin e duhur,” tha theksoi ai.

Ndërkaq, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në RTVD, ka thënë se tashmë është evidente se roli i Thaçit në krijimin e kësaj qeverie ka qenë vendimtarë.

Konjufca thotë se Isa Mustafa vazhdimisht ka mashtruar elektoratin e LDK-së në zgjedhje dhe sipas tij ai përsëri do të bëjë Thaçin president.

“Mendoj se Isa Mustafa do t’ia sigurojë përsëri votat për president. Pse Hashim Thaçi të ja mundësojë LDK-së qeverinë me gjithë ato ndërhyrje. Thaçi ndikoi prej Gjykatës Kushtetuese deri te deputeti Haxhi Shala”, tha ndër të tjera Konjufca.