Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, sot në Shkup, realizoi takim me zv.Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) në Uashington, z.Thomas E. Garrett dhe me Drejtorin e IRI për Evropë, z.Jan Erik Surotchak.

Pas takimit në prononcim për mediat Kryetari Thaçi mes tjerash deklaroi:

 “Ishte një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nivelit shumë të lartë ku bashkëbiseduesit shprehën një gatishmëri të jashtëzakonshme për ta ndihmuar partinë tonë në lidhje me resurset njerëzore, përgatitjen e njerëzve që do të marrin poste të larta drejtuese, qoftë në qeverisje apo  në administratën ekzekutive. Në të njëjtën kohë do të na përfshinë në programe të ndryshme, seminare, ku do të flitet në tema të ndryshme të stabilitetit të rajonit, me ç’rast do të përfshihen funksionarë të lartë, sidomos edhe vet unë me analizat, diskutimet dhe propozimet e partisë tone”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me marrëveshjen dhe realizimin e kërkesave të shqiptarëve, Kryetari u përgjigj:

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos për shqiptarët, ju kujtohet me nënshkrimin që e dhashë unë për këtë marrëveshje dhe deklarata ime ishte se: nuk kamë kurrfarë shpresa se do të arrihet diçka në kuadër të kësaj marrëveshje dhe kjo nga një arsye shumë e thjeshtë, për shkak se partia e shqiptarëve që është në pushtët dhe që thirret në legjitimitet është tërësisht e dorëzuar. Këto argumente ndal-ngadalë po verifikohen, asgjë që ka të bëjë me shqiptarët, me marrëdhëniet ndëretnike, me keqpërdorimin e buxhetin, me implementimin e marrëveshjes së Ohrit, as një shkronjë nuk është përmendur në kuadër të dialogut dhe bisedimeve. Kjo është fakt i madh, i fuqishëm dhe jam shumë afër që këto bisedime dhe këtë dialog ta quaj manipulim të radhës. Ju mund të më pyesni se çka bëj unë aty në qoftë se shoh që asgjë nuk do të realizohet? Do të pres edhe shumë pak dhe jam shumë afër që të largohem nga kjo tavolinë, e cila nuk është e gatshme që asnjë problem të shqiptarëve ta trajtojë. Edhe çështja e listave zgjedhore ka një qasje manipulative. Çështja e listave zgjedhore në raport me zgjedhjet korrekte, apo parapërgatitjet për zgjedhje korrekte përbën vetëm 1% të problemit, PDSH që unë e drejtoj qysh në Korrik kemi kërkuar që të organizohet regjistrimi i ri i popullsisë, i cili do të ishte baza e vërtetë për krijimin e listave të vërteta zgjedhore, por kjo nuk u pranua. Më pastaj kemi kërkuar që të përpilohen lista të reja zgjedhore, që  po ashtu nuk u pranua dhe sot i gjithë argument ngrihet mbi mundësinë e pasimit të listës zgjedhore. Të jemi korrektë dhe të sinqertë, nuk do të shohim as në ëndërr se do të kemi listë të re zgjedhore pa pasur regjistrim të drejtë të popullsisë dhe kjo gati se është e pamundur. Në qoftë se ne kemi humbur 6-7 muaj dhe kemi ardhur në muajin e fundit të përmendim çështjen e listës zgjedhore si të vetmin argument, atëherë nuk i kemi faktet dhe argumentet ashtu siç duhet. Padyshim se dëshira e madhe për të pasur zgjedhje korrekte dhe demokratike shpesh herë i keq rrotullon argumentet. Unë kam pasur dhe vazhdoj të kem një raport jashtëzakonisht korrekt me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me udhëheqësin e kësaj tavoline të bisedimeve, me Komisionarin Han. Normalisht që kam qenë shumë i kujdesshëm që mos ta dëmtoj këtë proces dhe fundi-fundit unë jam këtu për nga pozicioni opozitar, që mos ti dëmtoj shqiptarët. E them shumë hapur se kjo tavolinë është shumë afër dështimit total. Në qoftë se ne nuk arrimë që këto çështje tash ti vëmë në rend dite dhe ti bisedojmë, do të jetë shumë vështirë, gati e paimagjinueshme, se çështjet shqiptare do të mund të bisedohen pasi që Maqedonia ta kalojë krizën politike dhe pas zgjedhjeve të parakohshme. Dikush nga ju mund të pyet se pse ne thamë se jemi të gatshëm për zgjedhje? si mund të them ndryshe, do ti kemi interpretimet se ne frikohemi të dalim në zgjedhje dhe se ne nuk kemi shpresa që oponentin tonë politik BDI-në, që është tërësisht e dorëzuar, ta fitojmë në zgjedhje. Kjo është puna që duhet ta bëjë opozita, që kur jepet mundësia për matje të forcave në zgjedhje ta pranojë. Sqarimet e ndryshme se vjen Bajrami, apo ramazani vetëm flasin për pamundësinë e asaj të vërtete që duhet ta themi. Po e them përsëri edhe pse mund të ketë keqkuptime nga bashkësia ndërkombëtare, çka u bë me ata 150.000 mijë maqedonas, ka 15 vite që ne themi se në mënyrë fiktive votojnë dhe në mënyrë fiktive marrin pjesë nëpër listat zgjedhore. Çështja e listave zgjedhore nuk është çështje e problemit ndërpartiak, por kjo çështje në Maqedoni është problem ndëretnik dhe për këtë arsye kërkon një trajtesë shumë serioze. Megjithatë, përsëri do të varet nga bashkësia ndërkombëtare, BE dhe SHBA, komisionarit Han dhe organizatave ndërkombëtare, që të japin vlerësimin për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike”`\Tetovasot