Specialisti i psikologjisë klinike Abdulla Thaçi mes tjerash ka folur edhe për personat të cilët nuk i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit.
“Fatkeqësisht do të ekzistojnë njerëz të cilët nuk do të respektojnë masat të cilët janë indiferent. Edhe te indiferenca ka disa lloje njerëzish të cilët mund ti dallojmë. Kemi njerëz të cilët me të vërtetë mundohen ta shtypin. Përdorin mekanizma mbrojtëse siç është represioni dhe negaracioni. Sikur nuk duan ende ta pranojnë atë realitet. Mendojnë se nëse nuk e pranojnë ajo do të na bën të ndjehemi më mirë. Mirëpo ajo nuk na bën neve që të luftojmë në atë mënyrë. Ajo nuk është mënyrë e duhur. Ka prej atyre që fatkeqësisht, i shohim në ditët e sodit, në rrjetet sociale, ku e shohin si trimëri, të cilët tregojnë se ne nuk frikësohemi. Dhe më e keqja te ato njerëz është se, ose është vetëdija e ulët, ose papjekuria ose injoranca. Ose nga ana tjetër është një papërgjegjësi, labilitet emocional, ku nuk shihet përgjegjësia për grupet të cilët janë më të prekura”, ka thënë Thaçi.