Sonte, kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi zhvilloi një takim me kryetarin e Lëvizjes BESA z.   Bilall Kasamin.Si duket   temë e bisedës janë  ngjarjet aktuale politike sidomos ato në kampin politik shqiptarë dhe bashkërendimi i aktiviteteve politike në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen me 15 tetor.

Ky është takimi i parë publik midis dy liderëve opozitarë dhe vjen  në të njëjtën ditë kur përfaqësuesi  i PDSH-së u tëhoq nga tryeza e përbashkët e partive politike shqiptare , me pretekst  mospajtimin e tyre  me draft ligjin për përdorimin e gjuhëve që pritet të hyjë në procedur parlamentare së shpejti. Duhet theksuar se takimi i sontëm publik  ndërmjet liderit të  Lëvizjes BESA  dhe atij të  PDSH-së    është  një vazhdim dhe thellim bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy partive shqiptare . Një bashkëpunim të ngjashëm  kishte patur edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare , e që u bë publike nga  Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së Azem Sadiku. Se  a do të vazhdojë kjo marrëvedhje të jetë e “gjallë” edhe në zgjedhjet e 15 tetorit  mbetet të shifet ditëve në vijim /fol.mk