Portali maqedonas “Kurir” përndryshe portal i VMRO-së që nxit urrejtje ndëretnike dhe i ushqen maqedonasit me nacionalizëm dhe albanofobi, tanimë nuk është vetëm i VMRO-së, ai po bëhet edhe i Lëvizjes BESA. Ky portal në një far mënyre e legalizon edhe koalicionin e fshehte mes VMRO-Lëvizjes BESA dhe PDSH. Vetëm sot ka pasur dy lajme të kordinuara, duke e apostrofuar Lëvizjen BESA që njejtë si VMRO kishte kërkuar dorëheqjen e Ministrit Taravari. Të njejtën ditë Portali “Kurrir” kishte publikuar një lajm me titull: VMRO dhe BESA e mbivotuan LSDM dhe BDI për rritjen e pagave me 5 %….. Lëvizja BESA dhe VMRO po i bëjnë kalkulimet e fundit për ta ndihmuar njera tjetren në zgjedhjet lokale, këtij koalicioni i prin edhe PDSH e Menduh Thaçit ku sipas burimeve te portalit tonë ky i fundit sonte është takuar me liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me urdhës të ish shefit të shërbimit të DSK Sasho Mihajkov.