Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës Aleix Vidal ka thyer këmbën në sfidën kundër Alaves. Pas një periudhe të zbehtë tek ekipi blaugran, Vidal kishte fituar besimin e trajnerit Luis Enrique, i cili e ka aktivizuar titullar mbrojtësin në 5 ndeshjet e fundit.
Por me sa duket fati nuk ishte me të, sepse në kohë më të mirë që po kalonte, Vidal theu këmbën pas një përplasje me kundërshtarin. Mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal, pritet të jetë gjatë jashtë fushave.
Ndeshjen kundër Alaves Barcelona e fitoi 6:0, duke marrë kështu momentalisht kryesimin e La Ligas.