Tifo grupet shqiptare dhe ato nga Kosova e Maqedonia janë afër të bojkotojnë kombëtaren e Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Shumë grupe tifozerish janë të pakënaqura me trajtimin që po ju bëhet atyre para hyrjeve në stadiumet e shqiptarëve në ndeshjet e kombëtares

Në takimin ndaj Izraelit kishte shumë polemika mes tifozëve dhe policisë së shtetit, të cilët ndaluan shumë gjëra si, tupanë, flamuj e banera të ndryshme.

Tifozët nga Shkupi “Shvercerat” edhe zyrtarisht e kanë bojkotuar kombëtaren. Shumë tifozë kishin bërë rrugë të gjatë nga Shkupi për në Elbasan, por në fund ata nuk u lejuan për të kaluar kufirin e Shqipërisë, kjo bëri që ata të përcjellin ndeshjen nga lokalet.

Për, këtë kanë reaguar edhe tifozë nga Gjakova të cilët aspak nuk janë të kënaqur me këto rregulla dhe mënyra se si po trajtohen tifozët sikur të ishin terroristë apo kriminelë. Tifozët që kishin bërë rrugë gjatë në fund nuk ishin lejuar të futeshin në stadium, pasi ishin arrestuar nga policia pa pikë faji.

Të pakënaqur për këtë janë edhe një prej grupeve më të zjarrta “Illyrian Elite” të cilët përmes një postimi në Facebook, rrëfyen debatin e ashpër që kishin me policinë./IndeksOnline/