Shkruan: Tim Shkupi

Turp!

Haxhiqamilët dhe portalet e honxhobonxheve në vend që të reflektojnë për situatën e krijuar, të targetojmë së bashku me foto secilin kriminel, banditë, të mos lejojmë të ikin, të arsyetohen, mirren me Kalin e Shemës!

Kur mirresh me Kalin e Shemes, kur kemi deputet të përgjakur, tentim për vrasje, beheni vetë kuaj të Anadollit.

Pra, ejani të bëhemi bashkë të ua nxjerrim fotot kriminelëve, banditëve, pastaj të kërkojmë përgjegjësi për bashkëpuntorët e tyre brenda në Parlament, që i hapën dyert të vriten kolegët e tyre, të sjellim Ivanovin, Gruevskin, Çavkovin, Veljanovskin dhe Mijallkovin para Drejtësisë.

Kali i Shemës mbetet i fundit për përgjegjësi. I paski harruar të bëmat e Musa Xhaferit, Abduliqim Ademit, Fatmir Besimit, që sot të mirreni vetëm me Kalin e Shemës.

Dilni, bëhuni burra, tregoni se keni gabuar në strategji, keni dashur të ju shpallin pa u caktuar zgjedhjet lokale fitues të zgjedhjeve, nëse tregoni se ju nuk e votoni Talat Xhaferin për inate personale, ndonëse të parët i depunuat nënshkrimet për Zaevin pa i pyetur votuesit e juaj.

Ju keni mashtruar, nuk keni ndejtur në fjalë tek Zaevi për ta përmbysur regjimin fashist të Ivanovit dhe Gruevskit për interesa miskine të pushtetit lokal!