Për vite të tëra, politikanët shqiptar janë munduar t’a maskojnë fytyrën e vërtetë  të Gruevskit dhe vmro -së duke sjellur popullin në lajthitje pavarësisht se ai vetë se ka mbuluar asnjëherë fytyrën antishqiptare!
Përfundimisht u bëe pamundur që edhe më tutje t’a maskojnë dhe e qartë edhe për ato politikanë që vmro-ja e Gruevskit preferon dy lloje politikanësh shqiptarë: servil ose te përgjakur!

Nga 27 prilli po fillon një epokë e re e politikbërjes në Maqedoni,një mënyrë NDRYSHE nga politikan ndryshe.

E fituam një betejë të rëndësishme me një diktaturë të egër dhe kriminale të veshur me petkun e fashizmit.

Ziadin Sela e pagoi shtrenjt lirinë tonë të përbashkët që duket se po vjen bashkë me pranverën dhe e bukur ashtu si ajo. Padyshim që figura e Selës u ngrit në ikonën e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve gjithandej ku jetojnë. 

Te gjithë bashkëndjejn dhimbjen për rastin dhe u solidarizuan me rastin,por ajo që është më e rëndësishmja që na bëri krenar të gjithve dhe na dha zemër për të vazhduar luftën deri në betejën përfundimtare kunder këtij regjimi fashist.  SHEFIK DURAKU