Eventualisht ndonjë takim nga partitë politike në vilën Zhan Mone në Paris duhet të jetë rezultat i gatishmërisë së tyre të marrin pjesë dhe të punojnë bashkarisht për të hapur rrugën për në Bashkimin Evropian.Nëse nuk munden që të pajtohen, do të shtrohet pyetja si do të ishte vendi i Maqedonisë në Bashkësinë Evropiane, theksoi Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie, transmeton Zhurnal.

Duhet që patjetër të gjithë të pajtohen për të ardhur të gjithë në vilën në Paris, dhe në njëfarë mënyre ajo është edhe parakusht. Un kuptova që do të ketë bisedime principiele që në një mënyrë janë më të arritshme.Megjithate, nëse marrëveshja partive nuk mund të bëhet në Maqedoni, atëherë mundet që të takohen në Paris.Për këtë, para se gjithash, kjo është punë e partive politike, kurse ne do të jemi vetëm mikpritës qëllim mirë, theksoi Timonie.

Po ashtu potencon se partitë në mënyrë konkrete duhet të gjejnë mundësi të punojnë bashkarisht me qëllim të hapin rrugën drejt Bashkësisë Evropiane.