Ngjarja që ka përfshirë gjithë titujt e mediave më prestigjioze është “MTV EMA” që u mbajt mbrëmë në Londër.

Në këtë event, këtë viti shin të pranishëm emra të njohur nga bota e shoubizit.

“MTV EMA” u drejtua nga këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora e cila duket se është personazhi më i komentuar nga mbrëmë.

Kurse, Dua Lipa ishte vajza me prejardhje nga Kosova që nga kjo ngjarje prestigjioze doli me një çmim.

Ajo fitoi në kategorinë “Artistja më e mirë e re”, për të cilën gjë padyshim që bën krenarë gjithë shqiptarët.

Një nga këngëtaret tona që është shprehur hapur se është krenare me Duan është edhe Vesa Luma, e cila në Insta-Story ka shkruar disa fjalë për Duan.

“Nuk mund ta përshkruaj sa krenare jam me ty @dualipa”, ka shkruar Vesa mbi fotografinë e Duas që publikoi në llogarinë e saj.

Po ashtu, ajo e ka përshkruar Duan me këto fjalë “Mirë…zëri yt, talenti, puna e madhe, origjinaliteti yt është duke u shpërblyer…”.