Ambasadori I Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie konsideron se të gjitha partitë duhet të tregojnë gatishmëri për një takim të pëbashkët në vilën Zhan Mone në Paris me qëllim që të ndërtojnë rrugën drejt BE-së, përcjell Almakos.

Takimi eventual i partive politike maqedonase në vilën Jean Monnet në Paris duhet të jetë rezultat i gatishmërisë së tyre për të marrë pjesë dhe për të punuar së bashku në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nëse nuk mund të pajtohen, do të shtrohet pyetja se cili do të ishte vendi i Maqedonisë në Unionin, tha ambasadori francez në Maqedoni Christian Timonie.

“Duhet të gjithë të pranojnë të takohen në Paris, dhe në disa aspekte është një parakusht. Unë e kuptoj se ekzistojnë disa kontrata parimore , megjithatë, nëse marrëveshja midis palëve nuk mund të realizohet në Maqedoni, atëherë kjo mund të ndodh në Paris. Për ne, para së gjithash, kjo është punë e partive maqedonase, dhe ne do të jemi vetëm të ftuarit dashamirës” tha Timonie, kur u pyet në lidhje me idenë e politikanëve nga Maqedonia për të biseduar në vilën e Jean Monnet në Paris si dhe pozicionin e VMRO -DPMNE se problemet në Maqedoni duhet të zgjidhen në institucionet maqedonase.

Sidoqoftë, shton Timoni, palët në një mënyrë shumë konkrete kanë mundësinë për të punuar së bashku për të hapur rrugën e integrimeve.

“Nëse partitë maqedonase dështojnë të gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku, mund të pyesim veten se cili do të ishte vendi i Maqedonisë në Evropë. Natyrisht, e lë këtë përgjigje dhe e lë atë në anën maqedonase” – tha Timonii, i cili mori pjesë në ditën shkencore kushtuar Luftës së Parë Botërore me temën: “Shoqëritë Ballkanike në Luftën e Parë Botërore”, ku marrin pjesë ekspertë nga Franca, Rumania, Shqipëria, Serbi dhe Maqedoni./Almakos