Konsumatorët e një qendre tregtare në Burolo të Torinos në Itali, janë tmerruar nga një ngjarje e frikshme që ka ndodhur  mëngjesin e kësaj të shtune.
 Pak pas orës 10, një grua i ka dhënë fund jetës, duke prere fytin me një kapak metalik. Ngjarja tronditëse ka ndodhur pranë arkës, në praninë e qindra njerëzve.

Gruaja e cila po priste në rradhë për të paguar së bashku me disa anëtarë të familjes, pas një diskutimi me njërin prej tyre, ka marrë kutinë e një peshku ton dhe pasi i ka hequr kapakun, ka prerë me të fytin, duke i shkaktuar vetes plagët vdekjeprurëse.