Zv.Ministrja Toçi nikoqire e pjesëmarrësve në takimin e Komisionit të Partneritetit të “SHBA – Karta e Adriatikut A-5” Zv/ Ministrja e Punëve të Jashtme të R. Maqedonisë z-nja Arta Toçi, ishte nikoqire e darkës që u shtrua për nder të pjesëmarrësve në takimin e Komisionit të Partneritetit të “SHBA – Karta e Adriatikut A-5”.

Gjatë darkës, u shkëmbyen mendime në lidhje me situaten politike në R.M, raportet e saj me fqinjët, si dhe për perspektivën e NATO integrimeve të vendeve të rajonit. Pjesëmarrës në darkë, ishin edhe Mateu Palmer, drejtor për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, shoqëruar nga ambasadori amerikan në R. e Maqedonise Jess Baily, Behgjet Pacolli, Ministër i Punëve te Jashtme të R. Kosovës, Zv/Ministrja për Evropen dhe Punet e Jashmte Artemis Dralo, Zv/ Ministri për Punë të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegonivës, Josip Brkiq etj. /Fol/