Në emisionin ”Studio e Hapur” në Tv Nova, ishte mysafir Todor Petrov-i, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas.

Ai theksoi se marrëveshja e paralajmëruar me Bullgarinë, e më pastaj edhe me Greqinë, do të ketë pasoja mbi interesat kombëtare të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Më tej, Petrov thotë se bëhet fjalë për një tradhti të madhe të shtetit dhe popullit, duke shtuar se me marrëveshjen e re nuk do të ketë ndryshime për të mirë ndërmjet dy shteteve, por do të përkeqësohen marrëdhëniet.

Petrov shtoi se nëse do të ketë marrëveshje, atëherë do të kërkojë nga Kryetari i shtetit që ta hedh poshtë me arsyetimin dhe se duhet të mbyllen çështjet që prekin shtetësinë, identitetin, kulturën dhe gjuhën e maqedonasve.