Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, nuk ka përgjigje për mungesën e kuadrit në spitalin ”8 Shtatori”, që ka ndikuar në mbylljen e katër sallave kirurgjike dhe dy reparteve.

Todorov e fajëson krizën politike për këtë ndodhi dhe se punësimet e reja varen nga antikorrupsioni. Sipas Tv Telma, është e paqartë se çfarë do të ndodhë edhe me kuadrin mjekësor nga ish-spitali i qytetit.

Tani është duke ndodhur riparimi dhe kjo do të shkaktoj mbylljen e saj, kurse Ministria nuk ka vendosur asgjë për këtë. Pasojat bien më së shumti në shpinë të pacientëve të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore.