Buz Feed e ka bërë një përmbledhje të lajmeve të rreme që bënë bujë në vitin 2016. Janë raportuar afërsisht 50 mijë lajme në mediat botërore gjatë vitit që lamë pas, ndërsa disa prej tyre ishin bombastike. 

Në Amerikë lajmi qëri bujë ishte se Obama do të ndalojë ndalimin e betimit për besnikri nëpër shkolla. Ky lajmi u përhap shumë, por që doli i rrejshëm. 

Lajm senzacional ishte edhe ai se Papa Francis e përkrah Donald Trumpin në kandidimin për president të SHBA-ve. 

Lajm i madh u bë kinse një person e ka prerë penisin me armë pasi publikimit të një selfiet të tij, lajm që doli të jetë i rrejshëm, shkruan Indeksonline.  

Gruaja që infektoi 587 meshkuj me Hiv Aids ishte lajmi që bëri xhiro në botë, por që në fund u përgënjeshtrua. 

Një grua e ka bërë jashtëqitjen mbi tavolinën e shefit pasi e ka fituar llotarinë ishte lajmi tjetër që u bë hit, por që në fund doli të ishte i rrejshëm.