Në rrëfimin ekskluziv për Prive si personazh i vitit 2016, këngëtarja Era Istrefi në rrjedhë kronologjike rrëfeu ngjarjet e “çmendura” që e kanë shoqëruar përgjatë vitit që e lamë pas. 

Por, krhaas sukseseve në karrierë, Era nuk shpëtoi pa treguar pak edhe mbi çështje të tjera, përfshirë dashurinë.

Ajo tha se ka dashurinë për jetën, njerëzit dhe muzikën.

“Dashnia ime më e madhe qëndron tek njerëzit që jon present në jetën tem, tek ata që rrijnë në jeteën tem e nuk shkojnë. Që më ndihmojnë, që jon afër meje. Pa diskutim është familja por edhe jom unë vetë. Në momentet më të vështira kom fol me veten edhe i kom thon që bashkë mujm me ia arritë. Nuk mujta pa e thonë-u shpreh Era.