“Toplik” dhe “Tenderë”  janë dy rastet e reja të Prokuroirisë Speciale Publike që do sot i publikoi në pres-konferencë prokuroja Fatime Fetai.

Ajo sqaroi se të involvuarit kanë kryer vepra penale me të cilat në mënyrë direkte e kanë dëmtuar Buxhetin e Repubikës së Maqedonisë dhe i kanë shkelur detyrimet nga Ligji për furnizime publike.

Lënda “Toplik” ka të bëjë me shitjen  e parcelës për ndërtim të lagjes rezidenciae “Qyteti i diellit”.

“Në lëndën e parë prej 03.04.2007 deri në 18.02.2013 në Shkup  i dyshuari i parë si personi drejtues në Ministrinë e Transortit dhe Lidhjeve dhe pesë nëpunës të Komisionit për ankand publik si bashkëautorë e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë shkaktuar dëm në buxhet me vlerë prej 64.201.839 denarësh ose 1,044 milionë euro”, sqaroi Fetai.

Lënda “Tenderë” ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore të Muzeut të luftës të Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi në Shkup.

Fetai sqaroi se nga provat e mbledhura  ekziston dyshim themelor se nga data 14 qershor e vitit 2011 deri në 31 dhjetor të vitit 2013 në Shkup i dyshuari i parë si person drejtues në Ministrinë e Kulturës dhe tre anëtarë të dyshimtë nga Komisioni i furnizimeve publike në këtë Ministri e kanë përdorur të drejtën e autorizuar zyrtare që personit juridik-Beton-Shtip t’i sigurohet favorizimi për kryerjen e punëve ndërtimore në Muze.

Në pres konferencën e sotme nuk mori pjesë prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila siç tha Fetai, është në DSK.

Ленче Ристовска

Lidhur me ngjarjet në DSK, prokuroja Lençe Ristovska tha se PSP  ka siguruar dy urdhëresa gjyqësore. Të dhëna mbi bazën e të cilave do të mundet që të konfirmohet  se cilat telefona janë ndjekur. Bëhet fjalë për dy sisteme prej të cilëve duhet të nxirren. Njëri është sistem kryesor në DSK, ndërsa tjetri është ndihmës, tha Ristovska.

Ajo shprehu shqetësim që një institucion shtetëror kërkon justifikim që të mos zbatohet urdhërese gjyqësore. Ristevska tha se hetuesit e tyre mbeten në DSK dhe kryejnë verifikim të materialeve. Theksoi se edhe më tej ballafaqohet me problemet, duke theksuar se sot në mëngjes hetuesit dhe prokurorët e tyre përkohësisht nuk janë lejuar të hyjnë në MPB dhe t’i zëvendësojnë kolegët e tyre të cilët e kaluan natën në DSK.