Ditë më parë qarkulloi nëpër mediat e vendit se BDI përmes eksponentëve të vet në institucione gjegjëse kishte lejuar gazetarin ultranacionalist maqedonas i njohur si përkrahës i madh i politikave qeveritare të Nikolla Gruevskit, të jetë pjesë e grupeve punuese në kuadër të projekteve qeveritare të kryesuara nga VMRO-DPMNE dhe BDI.
Në opinionin e gjerë qarkullojnë informacionet se kompania e gazetarit ultranacionalist Nedelkovskit ka përfituar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë të drejtat për transmetim të drejtpërdrejt të ndeshjeve në internet online, e cila përkrahje nuk ka munguar nga zv/kryetari shqiptar i FFM-së Muhamet Sejdini – Meti, i cili ka dhënë leje për ta mbuluar ndeshjet.
Ndër tjerash, Muhamet Sejdini u akuzua me dokument zyrtar të dalë nga Ministria e Arsimit për anashkalimin dhe diskriminimin e trajnerëve shqiptarë në Akademinë e Sportit në Maqedoni.
© fol.mk