Zgjedhja e Lubomir Joveskit për prokurorin publik republikan është e diskutueshme, thotë avokati Aleksandar Tortevski. Ai reagon ndaj mënyrës në të cilën kuvendi formalizoi zgjedhjen e tij sot sepse ai u votua nha një, siç tha ai, “nënë e tretë”.

Tortevski thekson se në përpjekjen e dytë kishte kuorum, por Joveski nuk u zgjodh për shkak se ai mori 60 vota “për”.

“Mendoj se Prokuror public nuk ësshtë zgjedhur. Ka passur votim në të cilin ka pasur kuorum prej 61 deputetshë, por “për” kanë votuar 60 deputetë dhe kjo nënkupton se kandidti i propozuar nuk është zgjedhur. Nuk mund të votohet në pafundësi. Procedura duhet të përsëritet”, mendon Tortevski.

Ai sqaron se pasi është votuar një herë dhe nuk ka marrë 61 vota këtu procedura mbaron.

Parlamenti sot kishte dy tentime të pasksesshme ta votojë Lubomri Joveski për prokuror të ri. Deputetët dy herë votuan, por nuk arritën të formojnë kuorum, për çka kryeparlamentari Talat Xhaferi, e shtyu seancën për gjysëm ore.

Gjatë votimit të parë “për” votuan 59 deputetë, kurse një ishte i përmbajtur, kurse gjatë votimit të dytë votuan gjithsejt 60 dhe të gjithë ishin “për”.

Xhaferi sërisht dha pazuë dhe u tha koordinatorëve ti mbledhin deputetët që të votohet sërisht. Herë e tretë ai u zgjodh me 61 vota “për” dhe një i përmbajtur, kurse në sallë kishte gjithsejt 69 deputetë. FLAKA