Gjatë ditës së sotme një 26-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e efektivëve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas policisë 26 vjeçari me iniciale V.R, ka dhunuar vjehrrën dhe bashkëshorten e tij katër vite më të madhe. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të partnerës. “Më datë 24.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.R, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në banesën e prindërve të saj, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes e vjehrrës, H.Q e L.Q, vjeç 30 e 56, të cilave iu plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes”, shkruan policia.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.