Ish-zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski nuk është paraqitur në seancën e sotme për rastin “Tortura” ku do të duhej të dëshmonte në lidhje me arrestimin e liderit të partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” dhe ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski.

Pas kësaj prokurori Ljubomir Lape e ka larguar Kotevskin nga lista e dëshmitarëve.

Përveç Kotevskit në seancën e sotme për arsye shëndetësore mungon edhe njëri nga të akuzuarit, për çka edhe u vendos që seanca e sotme të pezullohet për më 9 tetor.

Lënda “Tortura” e PSP-së ka të bëjë me mënyrën e arrestimit të Ljube Boshkovskit në vitin 2011, ku së bashku me ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkovin të akuzuar janë edhe ish-njeriu i parë i njësisë “Alfat”, Ivica Antevski-Puki, dhe pesë pjesëtarë të kësaj njësie./Alsat