Një tërmet i fuqishëm prej 5,7 ballësh ka tronditur Stambollin të entjen, duke shkaktuar panik të çastit në qytet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që tërmeti goditi në jug-perëndim të Stambollit në Detin Marmara në orën 2:00 pasdite. (GMT + 3).

Dridhja u godit në një thellësi prej 7 kilometrash (4.34 milje), sipas AFAD, por Observatori Kandilli dhe Instituti i Kërkimeve të Tërmetit thanë se thellësia ishte 11,9 km.

Ndërkohë shkollat dhe spitalet u urdhëruan të evakuohen dhe për fat të mirë nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar, apo edhe për dëme materiale.

Turqia ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë një afër Stambollit në 1999 që vrau më shumë se 17,000 njerëz në rajonin më të madh.

Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë, pasi ndodhet në disa linja aktive defektesh, ku një nga ato më potencialisht shkatërruese është Pika e Anatolisë Veriore (NAF), pika e takimit e pllakave tektonike të Anadollit dhe Euroazisë.