Çështja e qytetarëve që nuk kanë shtetësi do të rregullohet me protokollin e ri i cili i parasheh qasje sistemore dhe multifunksionale të institucioneve. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në promovimin e protokollit tha se aktualisht numri i personave të ish Jugosllavisë pa shtetësi që jetojnë në Maqedoni është zero, megjithatë ka ende lëndë aktive të cilat trajtohen.
“Ashtu siç thamë ai numër i ish Jugosllavisë pa shtetësi – zero dhe ai është sukses i madh, me atë që në kuadër të statusit të lëndëve vijuese gjithsesi se ka lëndë të tilla dhe veprohet ndaj tyre, por me rëndësi është se numri i atyre i cili ishte e nevojshme të mbarojë, ndërsa shumë vite nuk ishte kryer është mbyllur. Për atë ja do të nënshkruajmë dhe protokoll dhe në të ardhmen do të kemi një mënyrë sistemore si të qasemi ndaj këtij problemi”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.
Mbylljen e rasteve që me dekada kanë pritur nënshtetësi, e përshëndeti shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl, i cili tha se me protokollin e ri do të parandalohet krijimi i rasteve të reja të personave pa shtetësi.
“Maqedonia e Veriut është kampione globale në zhdukjen e pashtetësisë. Vitin e kaluar mbyllëm të gjitha rastet e hapura që datonin që nga koha e ish Jugosllavisë, dhe kjo e bëri Maqedoninë e Veriut të parën dhe lidere në rajon. Ngjarja e sotme ka të bëjë me shndërrimin e këtij suksesi në një sukses afatgjatë, duke e bërë atë të qëndrueshëm. Pra, ky protokoll që po e nënshkruajmë sot do të parandalojë krijimin e rasteve të reja të pashtetësisë”, tha Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se pavarësisht statusit administrativ të qytetarët, shteti jep shërbime shëndetësore edhe për këto qytetarë.
“Ky hap është jashtëzakonisht shumë i madh për neve, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe më të gjithë staik holderat është kënaqësi që këto shërbime shëndetësore t’i japim edhe për këto qytetarë”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
Çështja e pashtetësisë ka qenë problem serioz për shumë qytetarë të cilëve ndër vite u janë refuzuar kërkesat nga organet e sigurisë. Për këtë u bënë dhe ndryshime ligjore për të lehtësuar procedurën. /Alsat.mk

