8 C
Tetovo
E martë, 28 Prill, 2026
BallinaLajmeNë komunën e Bogovinës, realizohen garat në Biologji. Kryetari Feti Abazi, u...

Në komunën e Bogovinës, realizohen garat në Biologji. Kryetari Feti Abazi, u ndanë çmime vendeve të para dhe çertifikata pjesmarrësve

“Sot, në kuadër të programit arsimor komunal, u organizuan me sukses garat në lëndën e biologjisë, ku nxënësit tanë treguan përkushtim, dije dhe pasion për shkencën. U ndanë çmimet për vendet e para, si dhe çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit”, ka shkruar, kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

Tutje, ai ka nënvizuar, se investimi më i qëndrueshëm, është ai në lëndët natyrore.

“Investimi në lëndët natyrore është investim për një të ardhme më të ndritur dhe më të qëndrueshme për komunitetin tonë.

Në emër të komunës, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për stafin arsimor dhe nxënësit për angazhimin, pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm”, ka përfunduar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments