Dy persona që janë humbur dje pasdite në malin Kajmackallan janë gjetur të vdekur. Bëhet fjalë për një djalë dhe  një vajzë 30 vjeçare nga Shkupi, të cilët janë zhdukur në pjesën greke të malit Kajmaçkallan, transmeton Gazeta Lajm. Shumica e mediumeve greke njoftojnë se ata janë të vdekur edhe pse ky informacion nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Autoritetet gjatë ditës së djeshme kanë vendosur kontakt me dy alpinistët nga Shkupi, por për shkak të kushteve ekstreme nuk kanë mundur të afrohen t’i shpëtojnë.