Sipas informatava jozyrtare, në fshatin Rahmanli të Kumanovës, gjatë djegies së shtëpisë, kanë humbur jetën tre fëmijët që jetonin aty, shkruan Gazeta Express.

Dyshohet se shkaku i shpërthimit është bombola e gazit, me të cilën është shërbyer familja.

Ende nuk është konfirmuar rasti nga autoritetet zyrtare. Ekipet e zjarrfikesve dhe ndihma e shpejtë janë në terren.