Një tragjedi ka ndodhur në Shkup. Policia njoftoi sot se rreth orës 6 në fshatin Kadino të Shkupit ka bë vetëvrasje 53 vjeçari Z.B., duke u varë në shtyllën e vreshtës që ka qenë para shtëpisë së tij.

Ai ka pasur probleme psikike, sepse më herët është kuruar në Spitalin psikiatrik – Shkup. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekip i SPB-së në Shkup, transmeton Gazeta Lajm.

Edhe pse dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vetëvrasje, me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.