Kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski, ishte në Nerasht të Tetovës për të shprehur ngushëllime në një nga familjet e viktimave të zjarrit në spitalin modular. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit, Mickovski kërkoi dhjetëra vite burg për përgjegjësit.

“Unë me të vërtetë përpos ndjenjës për të vjellë nuk kam gjë tjetër për të thënë. Përderisa këta njerëz e udhëheqin shtetin nuk pres hetim transparent. Është mjaft e qartë, objekti nuk ka pasur leje për shfrytëzim. Këtu nevojitet përgjegjësi penale me dhjetëra vite burg.”,- tha kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski.