Pavle Trajanov kryetari i Lidhjes Demokratike kërkon nga Ali Ahmeti të vlerësojë situatën aktuale për qeverinë e re dhe të respektojë vullnetin e qytetarëve.

“Presim nga Ali Ahmeti të jetë fleksbil, nuk duhet të shantazhojë Qeverinë e Maqedonisë, për shkak se punët duhet të lëvizin më shpejtë. BDI ka gjithmonë më pak mbështetje dhe tani nuk duhet të bëhet pengesë për formimin e qeverisë së re. Presim që të mbizotërojë arsyeja dhe përgjegjësia dhe këto ditë mandatin ta marrë Zoran Zaevi”, deklaroi Trajanov