Me filozofinë e tij po mahnit gjithë Italinë dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për teknikun Maurizio Sarri, i cili me Napolin që ka ndërtuar po rivalizon kokë më kokë Juventusin në garën për titullin kampion.

Loja e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij, Sarri i shmanget pyetjeve, duke u shprehur se është i përqendruar vetëm tek gara për titull.

Presidenti “axurr”, Aurelio De Laurentis, dëshiron të vazhdojë projektin me teknikun toskan, por gjithmonë e ka pranuar që ekziston një klauzolë largimi: dhe në fakt, “sirena” e parë ka ardhur nga Franca.

E nëse do t’u referoheshim vetëm shifrave, oferta do të bënte çdo trajner të mos e zinte gjumi: Monaco i propozon Sarrit një kontratë dyvjeçare me pagë 6 milionë euro neto në sezon, ndërkohë që De Laurentis nuk shkon më shumë se 3 milionë.

Nëse vendos të nisë një eksperiencë të re në Francë, pra, 59-vjeçari do të përfitojë dyfishin e shumës që përfiton Napoli.