Shoqata HOPS – Opsione pë jetë të shëndetëshme në Shkup,së bashku me organizatat partnere nga rajoni dhe Evropa, të bashkuarnë Rrjetin për të forcuar fëmijët dhe të rinjtë në rrezik do të zhvillojë trajnime mbi situatën dhe politikat që lidhen me fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social në Maqedoni dhe Ballkan transmeton Fol.

Trajnimi për punën me fëmijët dhe të rinjtë në rrezik shoqëror mbështetet nga BE. Është projektuar për ekspertë dhe praktikantë nga institucionet shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të cilët janë të përkushtuara për mbrojtjen e të drejtave dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse për fëmijët dhe të rinjtë të cilët përdorin droga të cilat janë në kundërshtim me ligjet ,të cilët jetojnë në rrugë ,janë pa kujdes prindëror, si dhe fëmijët dhe të rinj romë./fol.mk