Duke pirë lëng vishnje dy herë në ditë mund të zgjatet gjumi deri në një orë e gjysmë, sipas një studimi të ri.
 

Hulumtuesit në “Louisiana State University” monitoruan shtatë persona të moshuar që vuanin nga pagjumësia, të cilët ishin të detyruar për të pirë dy decilitra e gjysmë me lëng vishnje dy herë në ditë për dy javë.

Kjo u pasua nga dy javë pa këtë lëng, dhe në fund për dy javë tjera kanë konsumuar placebo.

Krahasuar me placebon, ndërsa konsumuan lëng vishnje, subjektet kanë fjetur mesatarisht 84 minuta më shumë për çdo natë.

Ky lëng është i njohur ndryshe si një burim natyror i megatoninës, një hormon që ndikon në ciklin e fjetjes dhe zgjimit, si dhe përmban amino-acid triptofan.

Proantocianidinët ose pigmentet shumë të kuqe në lëng vishnje përmbajnë një enzimë që zvogëlon inflamacionin dhe degradon triptofanin, duke e lënë atë më gjatë në trupin tuaj.

Një e treta e të rriturve amerikanë mbi moshën 65-vjeçare vuajnë nga pagjumësia.

Ai beson se lëngu i vishnjës është mënyra më e sigurt për të përmirësuar cilësinë e gjumit sesa pilulat, sidomos duke pasur parasysh mungesën e efekteve anësore nga ky lëng.