Presidenti amerikan Donald Tramp dje në miting në Miçigen tha se do të fitojë në këtë shtet federal, ndërsa mijëra ithtarë i aluduan, ndërsa vetëm disa prej tyre u janë përmbajtur masave kundër koronavirusit.
“Kështu nuk duket tubimi i një njeriu i cili do të jetë vendi i dytë”, u tha Tramp burrave, grave dhe fëmijëve, nga të cilët shumica mbanin bluza të kuqe dhe kapela me fjalët “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”.
Udhëheqësit e fushatës së Trampit deklaruan se deri më 3 nëntor do të kalojë “shumë kohë” në Miçigen, shtet industrial, i cili së bashku me Uiiskonsin dhe Pensilvanian, i ndihmuan Trampit që të fitojë në zgjedhjet në vitin 2016.
Kandidati demokrat Xho Bajden udhëheq para republikanit Tramp me 12 pikëpërqindje, tregon sondazhi i Rojtersit dhe Ipsos. Por, udhëheqësia e Bajdenit është pak më e dobët në Miçigen me rreth 4,2 për pikë përqindje.
Tramp në miting e kritikoi guvernatoren e Miçigenit, Gretçen Uitmer, për kufizimet e vendosura për koronavirusin. Ai tha se ajo nuk e ka “iden” si ta rifillojë ekonominë shtetërore për çka mori brohoritje të fuqishme nga publiku.