Menjëherë pas votimit të Qeverisë së re, opozita shqiptare paralajmëroi një sërë aktivitetesh për të rrëzuar siç thonë “Qeverinë lolegjitime të BDI-së dhe Zoran Zaev”. Përskaj paralajmërimeve, opozita shqiptare si duket ende është “në pushime verore” dhe nuk janë dhe aq aktivë në pres konferenca apo ndonjë aktivitet tjetër politik, përfshirë këtu dhe protestat.
VMRO-DPMNE-ja opozitare ditë më parë organizoi protestë masive kundër shtrenjtimit të rrymës por edhe kundër politikave siç thonë ata, destruktive të qeverisë Zaev.
Opozita maqedonase nuk priti të mbarojë 100 ditëshi i parë i Qeverisë. Ajo doli në sheshin e protestës për të reaguar ashpër dhe duke u rreshtuar në interesin qytetarë, thotë gazetari Urim Saliu.
Por fatkeqësisht, sipas tij opozita shqiptare vazhdon në të njëjtën mënyrë sic veproi tre vitet e kaluara.
“Ata shfaqen vetëm kur ka zgjedhje dhe pastaj arratisen drejt heshtjes. Ata paralajmëruan të gjitha format e mundshme për ta rrëzuar qeverinë por realieti është ndryshe. Ata duket se mjetin kryesorë nuk i kanë sheshet e protestave por komunikatat nga selitë e buta partiake. Ata kanë mjaftueshëm forcë opozitare për ta bërë Qeverinë që mos ndjehet komode në asnjë rast, por nëse vazhdojnë që për cështje që tangojnë qytetarët të heshtin, atëherë ata do ta pësojnë në zgjedhjet që vijnë sepse njerëzit nuk kanë nevojë vetëm në fushatë tu tregosh si kanë jetuar.
Për mendimin tim sot opozita shqiptare duhet të bashkëveprojë me atë maqedonase në një front të përbashkët në të ardhmen ashtu sic bashkëveprojnë partitë shqiptare me partinë maqedonase në pushtet”, ka deklaruar për Zhurnal, Urim Saliu, gazetarë.
Nga ana tjetër, analisti politik, Qenan Aliu për Zhurnal ka deklaruar se çështja e shtrenjtimit të rrymës elektrike nga ana e Vmro-Dpmne-së shfrytëzohet për ta defokusuar opininion për iniciativën për kongres të partisë dhe shkarkimin e kryetarit Mickoski. Sipas tij është indikiative kur partia paraqitet organizatore e protestave për rastin konkret, kur shtrenjtime ka patur edhe në qeverisjen e tyre.
“Ndërkaq protestat e qytetarëve janë më se të justifikueshme sepse vërtetë ngritja e çmimit mbi 7?% në kohë të pandemisë globale është diskutabile, aq më tepër kur tek ne akoma shteti me ndërmarjet e tij është prodhues i energjisë elektrike. Akoma nuk mendoj se opozita shqiptare është në gjumë së paku edhe për këta dy muaj. Ka mënyra tjera aktualisht që ajo të reagoj për këtë çështje se pse protestojnë qytetarët so dhe për gjëra të tjera. Por parimisht kur opozita në shoqëri është në gjumë pushteti akomodohet dhe devijon politikat publike. Opozita është pjesë e sovranitetit prandaj ka për obligim të bëjë punën e saj në mënyrë konstruktive”, shprehet Aliu.
Ndryshe, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dje në konferencë për shtyp paralajmëroi protestë të re për pasdite kundër shtrenjtimit të rrymës.
Protesta do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit rregullator për energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit Rregullator. Protesta do të fillojë para “Palloma Bjankës”.
Të mërkurën VMRO-DPMNE-ja protestoi kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. “Kërkojmë rrymë më të lirë, mafia nuk duhet të pasurohet në kurriz të popullit”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke paralajmëruar edhe protesta tjera.