33-vjeçari T.T nga Velesi ka humbur kontrollin mbi makinën e tij “Fiat Punto” në rrugën “Alekso Demnievski” dhe ka goditur tre këmbësorë, të cilët për momentin kanë qenë duke e kaluar rrugën, ndërsa më pas ka goditur edhe në mur.

Siç njoftojnë nga policia, këmbësorët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë në rrezik për jetë.

Në vendin e ngjarjes është kryer hetim dhe po punohet për zbardhjen e rastit.