MPB mbrëmë deklaroi mbi incidentin në autobusin e JSP në  Bit Pazarë. “Rreth orës 21 është raportuar se në bulevardin” Krste P. Misirkov “në ndalesë  26 korrik në autobusin JSP nr. 50 është shkelur rendin publik dhe paqja, gjithashtu udhëtarët janë sulmuar  brenda autobusit “, thuhet në deklaratë,përcjell Fol.

Prishja e rendit ka filluar në katin e sipërm të autobusit ku ndodhi një përleshje, e cila më pas vazhdoi në katin e poshtëm të autobusit. Një nga pjesëmarrësit në përleshje mori timonin  e shoferit dhe shkaktoi  aksident, pra autobusi goditi  autobusin privat nr. 20 “, thuhet në deklaratë.

MPB tha se pasi u hapën dyert e autobusit, njerëzit vazhduan përleshjen në ndalesë, por pas ardhjes së  policisë, ata ikën në drejtime të ndryshme.

Tre vetë u plagosën dhe u transferuan në Qendrën Emergjente me automjete emergjente mjekësore,ndërsa një person është arrestuar./Fol.mk