Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në të ardhmen, për të udhëtuar në zonën Shengen, ju duhet të kërkojë miratim paraprak nga departamentet përkatëse të Bashkimit Evropian, pavarësisht nga fakti se vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga viza. Autorizimi do të kërkohet duke plotësuar një formular elektronik dhe përgjigja nga BE do të arrijë brenda 72 orëve më së shumti,përcjell Fol

Ata që do të konsiderohen si kërcënim për sigurinë e BE-së, do ti mohohen lejet e udhëtimit,thuhet në propozimin për krijimin e një Sistemi të ri Evropian për Autorizim të Udhëtimit (ETLAS).
Sipas propozimit, qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera që nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen të BE-së do të duhet të paguajnë 10 euro për shërbimin për kontrollin e mëparshëm, shpenzim që do të mbulojë udhëtimet prej tre vjetësh, domethënë gjatë vlefshmërisë së pasaportës.

Të liruar nga kjo pagesë do të jenë personat më të rinj se 18 vjeç dhe mbi 60 vjeç, anëtarët e familjes së BE-së, si dhe studentët dhe shkencëtarët. Sipas informacionit, e gjithë procedura në Parlamentin Europian duhet të përfundojë deri në fund të vitit, pas së cilës vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli i Ministrave të BE-së. Sistemi pritet të hyjë në fuqi mbrenda dy viteve./fol.mk