Mbrëmë në mesnatë në Strumicë, në një aksident trafiku janë lënduar 3 persona, përcjell Fol.

Në udhëkryqin e rrugës ‘Marshall Tito’ dhe ‘Ristoman Popçevski’ drejtpërdrejtë janë ndeshur dy vetura ‘Pezho’. Automobili ‘Pezho 308’ e drejtuar nga L.K. (50), ndërsa ‘Pezho 407’ me targa të Zvicrës e drejtuar nga një i adoleshent pa leje vozitje, ku me të ka qenë edhe bashkëudhëtarja 17-vjeçare.

Nga përplasja e të dy veturave, ‘Pezho 308’ më pas është përplasur me ‘Opel Astra’ që ishte e parkuar.

Nga pasojat e aksidentit, të dy vozitësit dhe 17-vjeçarja, janë transferuar në spitalin e Strumicës. Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ana e policisë. /Fol/