Tre njerëz kanë vdekur në fundjavë në incidente të ndryshme orteqesh në alpet e Zvicrës, njoftonte policia.

Një burë që po bënte ski pranë majës 2,844-metra Hofathorn, në kantonin jugur Wallis, vdiq pasi u përfshi nga orteku sot në mëngjes.

Ndërsa një 39-vjeçar nga rajoni Wallis u gjet shpejt dhe u shpëtua nga miqtë e tij por u shpall më tej i vdekur nga shërbimet e emergjencës.

Policia në Graubunden, në perëndim të vendit tha se një turist që kishte humbur të shtunën ishte gjetur i vdekur.

Një 31-vjeçar francez që po ngjitej vetëm në majën Glattwang të shtunën, u raportua se nuk ishte kthyer nga e dashura e tij, dhe pas kërkimeve trupi i tij u gjet në një dishezë të dielën në mëngjes.