Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi, ka deklaruar se Kuvendin e Maqedonisë nuk e kanë bllokuar as partitë shqiptare dhe as Deklarata e tyre, por deputetët e VMRO-së të cilët debatojnë për Platformën, ndërsa nga ana tjetër LSDM-ja që po e injoron debatin.

Por, edhe kryesuesi Trajko Veljanovski ka lejuar vazhdimin e debatit, ndaj Alimi i dorëzoi dje një kopje nga rendi i ditës për të përkujtuar se deputetët duhet të diskutojnë për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe jo vazhdimin e debatit për Platformën Shqiptare.

“Kisha kërkuar nga ju si kryesues që t’i përmbaheni rendit të ditës për të cilën është thirrur seanca. Nëse keni harru, unë do jua lë një kopje. Përkujtohuni. Nuk është pikë në rend të ditës gjuha shqipe e as Platforma e Partive shqiptare.

T’i përmbahemi rendit të ditës. Po kisha kërkuar edhe nga kryesuesi që diskutantëve t’ua tërheq vërrejtjen ashtu siç din ndonjëherë deputetëve të partive tjera t’ua ndalë mikrofonin”, ka thënë Alimi, duke theksur se Maqedoninë e ka bllokuar debati i zbrazët në Kuvend dhe jo Deklarata e përbashkët e partiveshqiptare.

Kutjojmë se seanca kontituive do të vazhdojë sërish ditën e hënë, por ende nuk ka anjë informacion nëse do të kalohet në pikën e tretë të rendit të ditës për zgjedhjen e kreut të Kuvendit.